Çfarë po tregon aksioni për çlirimin e hapësirave publike?

1) Në 3 mandate qeverisës të socialistëve, strukturat e pushtetit vendor kanë lënë në gjendje të lirë ose jetime zaptimin e territorit, herë për neglizhencë, e herë për ryshfet.

2) Fenomeni është i shtrirë në të gjithë territorin e qarqeve dhe bashkive. Si policia bashkiake dhe policia e shtetit e ngarkuar posaçërisht për kontrollin e territorit dhe parandalimin e ndërtimeve pa leje kanë dështuar.  Nuk kanë zbatuar detyrën me/ose pa qëllim.

3) Mosveprimi i strukturave përgjegjëse duhet ndjekur penalisht, pasi dukshëm fenomeni lë dyshime për korrupsion.  Hetim të gjitha lejeve për subjektet që i kanë marrë në institucionet vendore, ndaj të cilave shteti është i detyruar tani t’i përgjigjet me dëmshpërblim nëse i ka pajisur vetë me leje shfrytëzimi.

4) Gjendja në terren tregon mungesë të dukshme të vullnetit dhe koordinimit mes institucioneve që monitorojnë dhe kontrollojnë përdorimin e territorit në bashkitë e vendit. Polici, prokurori, gjykata zero koordinim dhe rezultat. Neglizhencë apo korrupsion?!

5) Në shumë raste, vetë institucionet nuk janë të qarta mbi statusin juridik të truallit apo ndërtesës, mbi të cilin ushtrohet aktiviteti, duke sjellë bllokim në vendimmarrje, ose braktisje te vendimmarrjes, (versioni nuk është kompetencë e jona është kompetencë e tyre). Institucionet lënë jetime përgjegjësinë, fenomeni shtrihet në mënyrë epidemike në territor.

Lajme të tjera |  Baçi: Kështu nuk e mundim dot Ramën. Kryetari i PD? Zgjidhet me votë, jemi të pafuqishëm ta heqim apo ta vëmë ne

6)! Ndërhyrja e Kryeministrit në mënyrë personale tregon pafuqinë dhe paaftësinë ekzekutive të strukturave të pushtetit vendor. Nga ana tjetër përtej vullnetit të mirë, ndërhyrja e qeverisë me aksion të përqendruar, iniciuar dhe ekzekutuar nga vetë kreu i qeverisë, cënon hapur autonominë lokale dhe zhbërjen e fuqisë së pushtetit vendor i cili zgjidhet direkt nga populli.

7) Nuk mund te vazhdohet me veprime simbolike, jo sistematike dhe fushata partizane ku ca janë vullnetarë të zellshëm e ca janë shkelës të pandreqshëm. Shpesh, këto aksione kanë patur më shumë kontekst të fushatave të shkurtra për të krijuar perceptim, pa një strategji afatgjatë, ndjekje ligjore dhe mbështetje politike të qëndrueshme sesa efekt rregulator e ndërgjegjësues.

8) Fushata e çlirimit të territorit u ndërmor pas zgjedhjeve për të shmangur ekspozimin ndaj përgjegjësisë për moszbatim te ligjit dhe reflekton një administratë lokale totalisht të orientuar dhe profilizuar keq. Kjo vjen nga mbushja e saj jo me specialistë apo ekspertë, por me militantë partie të pakualifikuar ose të korruptuar.

9) Përqëndrimi i pushtetit ne një dorë të vetme prodhon këto pasoja, jo vetëm ne territor, por kudo. Edi Rama duhet te kuptojë se nuk mund të jetë edhe arkitekt, edhe somelier, edhe inxhinier, edhe doktor, edhe mësues, edhe projektues, edhe zhvillues, edhe drejtor, edhe gjyqtar, edhe prokuror, edhe kryeministër edhe kryetar bashkie etj etj. Përtej supozimit për mirëqeverisje , kjo e degradon shtetin në versionin po tha ai mirë është mirë, po tha ai keq është keq. Shteti qeveriset me ligje dhe kushtetutë, jo me humor personal.

Lajme të tjera |  "Na ka ngelur vetëm të vdesim", banori në Theth shpërthen në lot: Kam investuar kursimet e jetës!

10) Kush mban përgjegjësi për ata që i kanë lënë këto punë pa bërë, i bënë keq, apo i bënë duke abuzuar mbi pronën publike dhe qytetarët e ndershëm? Ata që po shkarkohen apo dorëhiqen, ose janë fajtorë e duhet të dënohen, ose po linçohen padrejtësisht. Duhet të këtë një qëndim publik, politik dhe ligjor lër këtë situatë dhe për këtë mori individësh që shtrihet kudo në administratë.

Konkluzioni: Duhet hequr dorë nga kooperativizimi i shtetit, ku ata që angazhohen në zgjedhje, duhet të shpërblehen me detyra e poste, sepse me këtë mendësi po ndërtojmë me sukses shkatërrimin e shtetit dhe të ardhmes sonë. Po rikthejmë pa dashje modelin e Lenka Çukos së famshme të ish-Byrosë Politike të Enver Hoxhës, por me iPhone dhr GPS në dorë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us