“Çyryk!”/ Berisha nga Kamza me kapele si Trump, replika me Ramën: Nuk do e kishe kaluar Qafën e Buallit pa…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Kamza ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Dibër tha se “gjysma e burrave janë çyrykë, nëse votojnë sërish ‘kënetën’”. Berisha u shpreh se se Rama nuk e kishte kaluar dot Qafën e Buallit, pa e tredhur dibranët. Ndërsa më tej shtoi se “dibranët janë të mençur, dhe e dinin se i tredhuri nuk tredhet më”. Berisha gjatë takimit, u shfaq me kapele si presidenti amerikan Donald Trump.

“Edi Rama, shqiptarët të kanë prerë biletën. Në je burrë, po nuk ka gjë më absurde të pretendosh që ti je burrë, se vetëm burrë nuk je, dhe do t’ia them një fjalë sonte këtu para jush. Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku, u tha se zonja, gjysma juaj i ka burrat çyrykë. Tani unë i them Edi Ramës, ta dish mirë se në ligj, në Kanun dhe në ligjin e sotëm, Qafën e Buallit nuk do e kishe kaluar kurrë ti pa të tredhur dibranët. Por ata nuk ka burra më të mençur. E dinin që i tredhuri nuk tredhet më. Kaq mund t’i themi. Ndaj dhe miq të dashur, t’i bëjmë këto ditë, ditët e misionit. U garantoj se me 11 Maj të gjithë njisha, firmosim të gjithë Kamzën Madhështore”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Berisha në Dibër: Në këtë moshë që jam, s’kam ambicie për para e luks, jam në krye të 25 partive për të bërë Shqipërinë të jetueshme

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qarkun e Lezhës, Rama sqaroi se çfarë kishte dashur që të thoshte me termin e përdorur, duke e cilësuar si të denjë për të gjithë ata që votojnë Partinë Demokratike.

“Mund të jenë më shumë se gjysma, por gjysma çyryk janë. Po të mos ishin, e dini ku do ishte Shqipëria sot? Se burrat e kanë pasur në dorë për një kohë shumë të gjatë. A është normal një burrë që shkon dhe hidhet në kënetë me kokë?”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us