“Çyryk!”, Rama iu përgjigjet demokratëve: Ngrihen e na bëjnë status

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Maliq, iu përgjigj reagimeve të deputetëve demokratë, të cilët e kanë kritikuar, pasi quajti burrat “çyryk”. Rama tha se ai që thotë “unë s’jam çyryk, është”. Më tej, kryeministri shtoi se demokratët e kanë të kotë, pasi nuk i mposhtin dot.

“Më tregonin një video, një deputet i kënetës. Një fidel, hajde mendje hajde, hajde muhabete hajde, hajde çyryk hajde. Po kur thonë, Rama ofendon burrat se i quan çyryk. Unë them kështu, PS nuk mundet dot. Është e kotë sepse e mbështesin 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë, ndërkohë që ngrihen deputetët dhe bëjnë statuse, ne nuk jemi çyryk. Ai që thotë s’jam çyryk, vetëm çyryk është. Burrat gjysmën e trurit e kanë me ujë, ujë kënete. Por ne e kemi të thjeshtë llogarinë, shumicë e grave, shumicën e të rinjve, gjysmën e burrave dhe ne jemi yhy ku e ku”, tha Rama.

Lajme të tjera |  Riatdhesohet emigranti i parë nga kampi i Gjadrit, media italiane: Ishte dënuar për disa akuza

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us