Dash Sula: Doli llafi i Ramës kur thoshte ‘Rahmet pastë për LSI’, tani kjo kaloi te ne ‘Rahmet pastë ish-PD’

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, analizoi gjendjen e vështirë ku ndodhet kjo parti, ndërsa u shpreh se po konfirmohet fjalët që thoshte kryeministri Edi Rama për ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai theksoi se në PD ka “vdekur” debati dhe të gjithë sillen me përulësi rreth modelit të njëshit.

“Aty janë dy grupe, një grup që mendon se doktori është Zoti, është gjithçka dhe një grup tjetër që iu bashkua më vonë… keni parasysh historinë e jezuitëve, që rrihnin veten natën me kamxhik që ë largonin mendimet e këqija, edhe ky grup i dytë ta rrahin vetën natën tani dhe është mbyll kjo histori.

Vdiq ajo….! Tani llafi që thoshte Edi Rama: Rahmet pastë për LSI, tani kaloi te ne: Rahmet pastë ish-PD për debatin. Ajo është pronë e atyre njerëzve dhe pikë.”, tha ai.

Lajme të tjera |  “Asgjë personale, vetëm biznes”/ Veliaj i përgjigjet “Nesti Angonit”: I shkreti, ngeli spektator

Ai theksoi se në fushatën e 11 majit nuk ka punuar fare për PD-në.

“Skam punuar për PD. Është refuzim pjesa e madhe”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us