Debate tek ‘Siguria’/ Balla-Nokës: Berisha ‘luftë’ drejtësië!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë i ftuar këtë të hënë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku ka debatuar me deputetët e opozitës. Balla iu drejtua demokratit Flamur Noka, duke i thënë se deklaratat kundër Prokurorisë së Posaçme dhe drejtuesit të saj Altin Dumani, vijnë gjithmonë nga një njeri që i ka shpallur “luftë” drejtësisë, këtu iu referua kryedemokratit Sali Berisha.

Sipas Ballës, Berisha ka pasur gjithimonë “luftë” me drejtuesit e drejtësisë, ndërsa me ironi tha se nuk është rastësi që Berisha gjithmonë ka pasur “armiq” dy profesione, drejtësinë dhe ambasadori amerikan.

Taulant Balla: Në këto 30 vite ka ndodhur gjithçka. Ka ndodhur më 8 shtator 2011, gjyqtari Skerdilajd Konomi është hedhur në erë ndërsa shkonte në detyrë. Përsëri edhe atëherë edhe sot them të njëjtën gjë, ti zotëri hiq dorë nga ‘Skapi’, ‘Skapi’ edhe ata kolegët e tu, se kjo qasje dhe retorike është tritol, po i një forme tjetër. Është e papranueshme që ligjvënësi, politikani të etiketojë institucionet e drejtësisë me këtë gjuhë. Kujtoj ndërsa Kuvendi investoi në një komision hetimor për të shkarkuar një kryeprokuror. Nuk është rastësi që babai juaj polik e ka pas luftën me drejtuesit e prokurorisë, nga Maks Haxhia, te Arben Rakipi, te Ina Rama dhe tani te Altin Dumani. Nuk është rastësi, dy profesione i ka pas armiq të përbetuar kryeprokurori dhe ambasadori amerikan.

Lajme të tjera |  “Mos del keq me shefin”, PËRGJIMET e SPAK që “FUNDOSËN” oficerët e policisë rrugore!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us