Dëbora zbardh Dibrën, Kukësin dhe Bajram Currin! Vështirësi qarkullimi në disa akse dhe ndërprerje energjie

Reshjet e borës janë rikthyer të dielën e këtij 6 prilli në zonat veri-lindore të vendit, pas një uljeje të menjëhershme të temperaturave.

Aktualisht raportohet se qytetet e Dibrës, Kukësit dhe në Tropojë ka prani të reshjeve të borës deri në 20 centimetra.

Për shkak se shumë shoferë janë kapur të papërgatitur, bora ka shkaktuar probleme në trafik në disa akse rrugore, veçanërisht në rrugën e Arbrit.

Ndërsa në disa fshatra të Tropojës raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike.

Dëbora e pazakontë në këtë periudhë ka përfshirë edhe vendet e tjera të rajonit, nga veriu i Greqisë, Maqedoni dhe deri në Kosovë.

Lajme të tjera |  “Jemi parti e papërlyer”, Agron Shehaj: Do të shohim çudira! Në Vlorë të dytët pas PS

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us