Deputeti demokrat Flamur Noka është përfshirë në nje debat denigrues në rrjetet sociale.
Pas një interviste në televizion, Noka ka parë videot e deklaratave të tij në rrjetet sociale dhe është ndalur të lexojë komentet e ndjekësve. Dhe duket se nuk ka arritur të ruajë qetësinë me disa komentues që e kanë kritikuar.
Demokrati nuk është përmbajtur dhe i është drejtuar qytetarit me termat skandalozë: “vetëm sat ëme i nënshtrohem” apo “si është mami”
Termat denigrues, ofendimet dhe paragjykimet në fakt, nuk kanë munguar mes partive politike që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit e që synojnë të ketë sa më shumë karrige në Kuvendin e katër viteve të ardhshme, aty ku do të ulen ata që supozohet të përfaqësojnë ata që do t’i zgjedhin.