VIDEO/ Pajaziti i pandalshëm në Kroaci, djaloshi shqiptar ndëshkon gjigandët e Zagrebit

Ardion Pajaziti po kalon një moment të shëlqyer në karrierën e tij. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka arritur të shënojë sërish ditën e sotme pasi realizoi dhe në ndeshjen e fundit.

22-vjeçari kuqezi ka prishur ekuilibrat e takimit mes Goricës dhe Dinamos së Zagrebit ditën e sotme. Në mintën e 67-të, Pajaziti u shërbye mirë nga e djathta dhe arriti të çojë topin në fund të rrjetës pak metra larg portës.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare regjistron sot 19 paraqitje në kampionatin kroat, ku ka arritur të shënojë dy gola me Goricën.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us