Deputeti Simon Harris është zgjedhur kryeministër i ri i Irlandës nëpërmjet një votimi në Parlament të martën, duke u bërë kështu lideri më i ri në histori të vendit.
Harris 37-vjeçar do të marrë postin nga Leo Varadkar, që befasoi me dorëheqjen muajin e kaluar. Harris do ta drejtojë koalicionin qeverisë prej tri partive.
Harris kishte qenë ministër i Arsimit në qeverinë e Varadkarit. Ai ishte kandidati i vetëm për ta zëvendësuar atë në krye të partisë së qendrës së djathtë “Fine Gael”.
Deputetët në Dail, dhomën e ulët të Parlamentit të Irlandës, konfirmuan Harrisin si kryeministër me 88 vota pro. 69 ishin kundër.
Ai mori formalisht postin nga presidenti Michael D. Higgins në një ceremoni në pallatin presidencial në Dublin.





