Dështon transferimi i Mirlind Dakut te Zenit, shkak bëhen kushtet ekonomike

Tranferimi i Mirlind Dakut te Zenit është drejt dështimit. Sipas “Sport Express.ru” bëhet me dije se negociatat kanë ngecur dhe tashmë gjithçka është vënë në pikëpyetje.

Pavarësisht se gjithçka dukej e kryer, marrëveshja mes palëve ka ngecur dhe pritet të dështojë për shkak të kushteve ekonomike. Rubin Kazan mësohet se ka kërkuar rreth 3 milionë euro në vit, por klubi nga Shën Peterburgu nuk ka ofruar më shumë se 2.2 milionë euro.

Vlen të theksohet se Daku në sezonin e kaluar ka lujtur në 29 ndeshje me Rubin Kazan në të gjithë gara ku ka marrë pjesë. Ka mundur të shënojë 15 gola dhe të dhurojë edhe 6 asiste.

Lajme të tjera |  “Sezoni nuk ka mbaruar ende”, Chivu para debutimit me Interin: Mezi presim të luajmë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us