Detaje nga hapja e fushatës së PD më 11 prill: Krah Berishës edhe LaCivita

Partia Demokratike do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale në datën 11 Prill, në ditën e parë të periudhës zyrtare të fushatës elektorale dhe 1 muaj para zgjedhjeve të 11 majit.

Demokratët kanë zgjedhur që hapjen e fushatës ta bëjnë në sheshin “Nënë Tereza”.

Organizimi nis në orën 19:00, ku pritet që të jenë kandidatët e të gjitha qarqeve dhe kryedemokrati Sali Berisha do të ketë fjalën kryesore.

Mësohet se në këtë ditë do jetë prezent edhe Chris Lacivita, strategu i fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë një ditë pas hapjes së fushatës në 12 prill, demokratët do të bëjnë prezantimin edhe të të gjithë programit elektoral.

Lajme të tjera |  TRAGJIKE/ Shembet masivi i gurëve në një galeri në Bulqizë, humb jetën një 48-vjeçar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us