Detaje të reja kanë dalë nga rrëmbimi i 23-vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e kaluar, ku u gjet i pajetë në Shkopet.
Burime bëjnë me dije se disa persona i kanë zënë pritë me armë makinës që drejtohej nga Dobra në afërsi të banesës së tij në fshatin Zenisht.
Dyshohet se kanë qenë të armatosur dhe fillimisht janë prezantuar si policë.
Në atë moment është afruar një mjet i cili po kalonte rastësisht dhe ka pyetur nëse ka ndonjë problem, por personat e armatosur i kanë kërkuar të vazhdojë rrugën.
Dyshohet se në këtë moment disa nga personat janë futur në mjetin e 23-vjeçarit për ta “shoqëruar” në komisariat, por ata kanë vazhduar rrugën për Shkopet ku dhe u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në breg të liqenit.
Babai i 23-vjeçarit tha për mediat se policia ka mundësi ta zbardhë ngjarjen nga kamerat cilësore që identifikojnë fytyrat të cilat janë të vendosura në rrugën nacionale në Shkopet pranë bizneseve.
Ai kërkon gjetjen e autorëve, pasi nuk di të ketë patur probleme djali tij.
Ndërsa daja i babait të viktimës, tha se familja nuk është në dijeni të ndonjë konflikti, ndaj kërkon drejtësi.