Detaje SHOKUESE për ATENTATIN në Shkodër: Në njoftimin e vd*kjes së vëllait nuk ju vendos emri!

Detaje të reja kanë dalë në dritë që lidhen me shkakun e atentatit ndaj, Selami Brahimit, në qytetin e Shkodrës, ku ky i fundit mbeti i plagosur.

Autori i dyshuar i këtij atentati me armë zjarri, 68-vjeçari, Sulejman Kapllani, është xhaxhai i bashkëshortes së objektivit, Selami Brahimit.

Sipas të njëjtave burime, konfliktet mes familjeve kanë nisur që në vitin 2013, ku vjehrri i Selami Brahimit i ka shkëputur marrëdhëniet me të vëllanë.

Sipas asaj që raporton korrespondentja Kalaja, konflikti është përshkallëzuar pasi në momentin që vëllai i Sulejman Kapllanit dhe njëherësh vjehrri i Selami Brahimit, ka ndërruar jetë, në njoftimin e vdekjes së këtij të fundit nuk është vendosur fakti që ai ishte vëllai i të ndjerit.

Kjo ka bërë që Sulejman Kapllani të ndihej i fyer duke krijuar në këtë mënyrë konflikt me familjarët e tjerë, por kryesisht me mbesën e tij dhe dhëndrin e kësaj shtëpie, të plagosurin Selami Brahimin.
“Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë fakti që Musa Kapllani, vëllai i Sulejman Kapllanit ka ndërruar jetë dhe tek njoftimi i vdekjes nuk është shkruar se ai ishte vëllai i autorit të këtij atentati. Sulejman Kapllani nuk e ka kapërcyer këtë fakt, është ndjerë i fyer që nuk është konsideruar që të vendoset emri i tij si vëlla i të ndjerit dhe ka krijuar konflikt me familjarët e tjerë, kryesisht me mbesën e tij, por edhe dhëndrin e kësaj shtëpie, i cili është i plagosur Selami Brahimi”.

Lajme të tjera |  “Nuk pi ujë diploma”, rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Kapllani sipas dinamikës së ngjarjes, është kthyer nga Italia ka marrë një mjet me qira, ka kryer atentatin në Shkodër më 8 Shkurt dhe është larguar nga pika doganore e Hanit të Hotit për të mbërritur në Berlin, ku dhe u arrestua 2 ditë pas ngjarjes.

Hetimet e kryera deri më tani gjithashtu ndihmuan në gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur, një kallashnikov dhe mjetit me të cilin 68-vjeçari u largua.

Selami Brahimi u qëllua me armë në momentin që ishte duke u futur në makinën e tij Citroen, që ishte e parkuar. 60-vjeçari ka hyrë me shpejtësi brenda mjetit, por nuk i shpëtoi plumbave që e lanë të plagosur./Voxnews/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us