Detaje TRONDITËSE nga Kosova/ 26-vjeçarja ra nga kati i 7-të, i dashuri dyshohet për nxitje në vetëvr*sje!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë e re ka humbur jetën në rrethana tragjike.

26-vjeçarja Xheneta Ejupi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese banimi dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve, e reja kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se për një kohë të gjatë ishte nën presion të vazhdueshëm psikologjik nga partneri i saj, 30-vjeçari Valmir Sheqiri.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa ndaj tij është ngritur procedurë për veprën penale “Nxitje në vetëvrasje”.

Autoritetet hetimore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet përkatëse, ndërsa me urdhër të Prokurorit të çështjes, i dyshuari është ndaluar për 48 orë

Lajme të tjera |  “Korrupsioni nuk është fenomen shqiptar”- Xhafaj komenton opozitën: Berisha, lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte për të shkruar drejt fitores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us