Diaspora hedh votën e parë! Kreu i KQZ-së tregon se ku është marrë fleta e parë e votimit

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, votimi nga jashtë vendit ka nisur sot. Këtë e deklaroi edhe vetë kreu i këtij institucioni Ilirjan Celibashi me një postim në rrjetet sociale.

Celibashi ka thënë se vota e parë është hedhur nga një Dibran me banim në Erlangen, Gjermani.

Postimi i Celibashit:

Votimi nga jashtë ka nisur! Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!

Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025.

Lajme të tjera |  Ishte duke punuar në terminalin e aeroportit të Vlorës, humb jetën punëtori pasi bie nga lartësia e godinës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us