Diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Orët e paradites do të dominohen kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në territor ku më të përqendruara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit, por rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.

Lajme të tjera |  Rama përplaset me gazetaren e CNN, gjatë intervistës për Zvërnecin: Po më akuzon për lajm të rremë, do më dëgjosh apo jo?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us