Dikur e quante “tigri i korrupsionit”/ Berisha aleancë me Ahmetajn, i heq foton nga “yjet” e burgosur

Kreu i PD Sali Berisha ka publikuar një foto ironike në rrjetet sociale, si reagim pas hapjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Në imazhin, ku shfaqen 12 yjet e përdorur nga PS, Berisha ka vendosur fytyrat e disa personave të lidhur me këtë forcë politike që aktualisht ndodhen në burg ose janë nën hetim.

Fillimisht mes 12 yjeve ishte dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Një ndryshim i spikatur në versionin e publikuar nga Berisha është zëvendësimi i Arben Ahmetajt, ish-zv.kryeministër dhe një nga figurat e përfshira në hetimet për aferën e inceneratorëve, me emrin e njohur të botës së krimit, Safet Bajri.

Dikur e quante “tigri i korrupsionit”/ Berisha aleancë me

“Bëri dikush një super foto. Aq e bukur sa më bëri xheloz që nuk më kishte shkuar mendja t’a bëja unë. Foton e postoi edhe drejtuesi politik i Tiranës. E merr foton doktori dhe e retushon shëmtuar. Heq Arben Ahmetajn e vendos një nga Bajrat. Drejtuesi politik e heq foton dhe vendos versionin e doktorit. Dy pyetje kam unë.
E para. Ç’ne kjo dashuri e madhe për tigrin e korrupsionit nga opozita e vendit tim?
E dyta. A mendoni dot ndyshe nga doktori ju që tashmë jeni të garantuar në listën e sigurt?”.

Lajme të tjera |  “Korrupsioni nuk është fenomen shqiptar”- Xhafaj komenton opozitën: Berisha, lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte për të shkruar drejt fitores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us