Dita e Drejtësisë/ SHBA e BE: Reforma në drejtësi e pakthyeshme! S’ka hapa pas!

Në ditën e tyre, institucionet e reja të drejtësisë morën edhe një herë mbështetjen nga SHBA e BE për të çuar përpara reformën në drejtësi e cila është ‘e pakthyeshme’

Ambasadori i BE-se përcolli mesazhin se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe se “arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme”.

“Nuk mund të kemi hapa pas. Arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme. Çfarëdolloj përpjekjeje për të shmangur këto rezultate do të vijnë në kurriz të pritshmërisë që kanë qytetarët’ tha ambasadori Gonzato.

Edhe përfaqësuesi i SHBA-së, David Wister në një zë me ambasadorin e BE-së tha se reforma në drejtësi është e pakthyeshme ndërsa nënvizoi se lufta kundër pandëshkueshmërisë nuk fitohet e vetme

“Ka ende punë për të bërë. Bëni sistemin të funksionojë për një të ardhme më të mirë. Shqiptarët kërkojnë një sistem drejtësi që gjykon me drejtësi. Thelbësore është sundimi I ligjit. Institucionet nuk mund të punojnë të vetme….

Lajme të tjera |  Partia Demokratike edhe kështu siç është vlen

I pranishëm, presidenti Bajram Begaj u dal te funksionimi i sistemit të ri të drejtësisë duke nënvizuar se rezultatet janë të prekshme

“Mbështetje SPAK-ut dhe GJKKO-së në dhënien e drejtësisë. Rezultatet, të prekshme. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i fortë perceptimi se drejtësia e ka forcën dhe kurajon të triumfojë. Për herë të parë kultura e pandëshkueshmërisë është goditur thellë. E rëndësishme është ripërtëritja e trupës me gjyqtarë dhe prokurorë që sistemi të jetë imun.

Suksesi garantohet vetëm nëse transformimi garantohet nëpërmjet punës.  Së bashku garantoni ripërtëritjen e shpejtë të sistemit me magjistratë profesionistë. Duhet të jeni të vetëdijshëm se drejtësia e re nuk është anonime.  Sistemi është i juaji mbajeni të pastër atë. Drejtësia nuk është vetëm një koncept ligjor por sigurimi i barazisë para ligjit. KLGJ-ja, KLP-ja dhe ILD-ja kontroll për cilësinë e vendimmarrjes dhe llogaridhënies. Ripërtëritje e shpejtë e sistemit me magjistratë profesionistë dhe me integritet të lartë. Mbani pastër sistemin! Drejtësia e re në duart tuaja”, tha Begaj.

Lajme të tjera |  Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us