Kreu i PD-së Sali Berisha, nga Kukësi është shprehur se synimi i programit të forcës së tij politike është krijimi i Shqipërisë Madhështore.
Berisha tha gjithashtu se projekti i koalicionit PD-ASHM, nis me shtetin patriotik.
“Miqtë e mi, këtë projekt ne e nisim me shtetin patriotik. Shteti patriot është shteti i burrave he grave që e duan vendin e tyre, që besojnë se dashuria për vendin, dheun e tyre, është leva e Arkimedit, për të shumëfishuar energjitë e tyre, besimin. Për të bërë të mundur të pamundurën”, tha ai.
Berisha: PD ka vendosur të ndërtojë në Kukës, Has e Tropojë dhe gjithë vendin, Shqipërinë Madhështore. Është e vështirë që në kohëra të zymta të flasësh për madhështi, por është e pafalshme të harrosh madhështinë mbi të cilën je ngritur.
Kukësi, Hasi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria kanë në historinë e tyre aktet ndër më madhështorët, pasi ndër më përralloret, kanë potenciale më të jashtëzakonshme, për të cilat nuk mund të jenë lakmi askënd.
Ky projekt bazohet në një trashëgimi madhështore, në potenciale të mëdha, të cilat ne nuk kërkojmë gjë tjetër veçse t’i shndërrojmë në të mira për qytetarët.
Miqtë e mi, këtë projekt ne e nisim me shtetin patriotik. Shteti patriot është shteti i burrave he grave që e duan vendin e tyre, që besojnë se dashuria për vendin, dheun e tyre, është leva e Arkimedit, për të shumëfishuar energjitë e tyre, besimin. Për të bërë të mundur të pamundurën.