Doganierët grekë në protestë më 2 dhe 3 Prill! Bllokohen kamionët, ja ç’do ndodhë me pasagjerët

Doganierët grekë kanë paralajmëruar një grevë dy ditore me datët 2 dhe 3 prill. Kjo do të sjellë pengesa në kalimin e mallrave në pikat kufitare të vendit tonë me shtetin grek, konkretisht në Kapshticë dhe Kakavijë.

Raportohet nga ora 00:01 e datës 2 Prill, deri në orën 23:59 të datës 3 Prill do të ndërpritet qarkullimi për kamionët e mallrave në Pikën Kufitare të Kakavijës. Ndërkohë, në lidhje me makinat dhe autobusët që transportojnë pasagjerë mësohet se nuk do të ketë pengesë të kalimit në këto data.

Lajme të tjera |  Erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Çdo 5 minuta dëgjoheshin raketa... Tani jam pak tironse!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us