Donald Trump gjobitet sërish, paralajmërohet me burgim

Gjobat si duket nuk po mbarojnë për ish-presidentin Donald Trump. Gjykatësi Juan M. Merchan e ka gjobitur sërish ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me 1000 dollarë gjobë për shkeljen e urdhrit që të mos flasë publikisht për dëshmitarët.

Merchan tha se gjobat prej 1000 dollarësh, për çdo shkelje, që ai ka vendosur deri më tani, nuk duket se po e pengojnë zotin Trump ta shkelë urdhrin. Ai tha se nëse do të ishte e nevojshme do të vendoste një dënim me burg, gjë që deri tani sikurse tha ishte përpjekur ta shmangte me çdo kusht.

“Për shkak se kjo është hera e 10-të që kjo gjykatë e ka gjetur të pandehurin në përbuzje penale, duke përfshirë tre mocione të veçanta, është e qartë se gjobat monetare nuk janë dhe nuk do të jenë të mjaftueshme për të penguar të pandehurin nga shkelja e urdhrave të ligjshëm të kësaj gjykate,” tha Merchan në urdhrin e tij me shkrim.

Kjo është hera e 10-të që Trump ndëshkohet për shkelje të urdhrit

Lajme të tjera |  Rama: Bufi nuk lë krevat pa hyrë. 71 mandate nuk i diskutojmë! Vota më 11 Maj është për historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us