Drejtori i ri sportiv vendos për trajnerin, ish-i i Serie A në “pole position” për t’u ulur në pankinën e Milan

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por Milani ka vendosur për drejtorin e ri sportiv. Ai do të jetë ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratici. Shumë shpejtë ky i fundit do të marrë rolin drejtues te klubi kuqezi.

Ndërkohë është pikërisht Paratici që mund të vendosë për trajnerin e ri të “Djallit”. Roberto de Zerbi është tekniku i shënjestruar nga drejtori sportiv, i cili pritet të nisë bisedimet personalisht me trajnerin italian.

 

Drejtori i ri sportiv vendos për trajnerin, ish-i i Serie A në

Roberto De Zerbi

Kujtojmë që De Zerbi ka qenë trajner në Itali, ku ka drejtuar ekipe si Palermo, Benevento apo Sassuolo. Ndërkohë që më pas ka qenë trajner edhe te Shakhtar Donetsk, Brighton dhe momentalisht drejton Marseille në Francë.

Lajme të tjera |  UEFA i kualifikoi direkt në raundin e dytë të Conference League, reagon Dinamo e Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us