Blendi Fevziu, i ftuar në një emision televiziv, përveç aktualitetit në Shqipëri, ka folur edhe për Sirinë dhe rënien e diktatorit Bashar al-Assad.
“Bashar al-Assad nuk iku para 13 vitesh, në kohën kur të gjithë diktatorët që nga Mubaraku, Gadafi, Ben Ali, ikën si pasojë e revolucionet. Mbeti vetëm Jordania ku Mbreti bëri reforma dhe po kështu Maroku. Assad nuk lëvizi. Siria ishte prej një kohë të gjatë në luftë civile. Pse iku tani? Kur rebelët morën Alepon, pyetja e parë që i bëra një mikut tim që jeton në Lindjen e Mesme, e pyeta, cfarë ndodhi. Hezbollahët që mbështesnin nga Libani, Assad, iu vranë tre komandantë. Irani është në pikë tejet të dobët sepse Trump e ka target kryesor. Rusia hoqi avionët e saj dhe e transferoi në Rusi. Assad mbeti vetëm. Këta janë njerëz të fortë që rrënjët nuk i kanë në votën e tyre, por në gjeopolitikë. Kur bie gjeopolitika, këta bien menjëherë. A e mban mend sa i fortë dukej Ramiz Alia? Për katër ditë ra.
Ditën e parë që ishin në Alepo, mendova se do të duhej tre javë ti afroheshin Damaskut por nuk e mendoja kurrë se do të binte. Kur hynë në Homs, isha i bindur se do të binin për tre ditë, por ranë për 24 orë. Ka qenë diktaturë e egër. I ati i tij ka qenë edhe më i egër, ka përdorur armë kimike.
Mendohet se ka 2 miliardë dollarë pasuri të fshehur. Kur vdiq Gadafi, i gjetën vetëm para nëpër banka, 200 miliardë dollarë dhe rreth 200 miliardë të tjera, akoma edhe sot i kërkon shteti i Libisë”, tha ndër të tjera Fevziu.