Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Daullas, ku një 56-vjeçar i identifikuar si Agron Sukulli, ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.
Viktima i cili ishte banor i zonës, është gjetur pa shenja jete nga fqinjët, poshtë rrotës së zetorit të tij, ndërsa dyshohet se ka qenë duke kryer punime për riparimin e mjetit bujqësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e saktë të kësaj ngjarjeje të rëndë.