Juventus ka postuar një foto të Luis Hasës përmes rrjeteve sociale. Klubi i “Zonjës së Vjetër” reklamon kështu mesfushorin shqiptar, që është pikërisht produkt i tyre.
Hasa numëron përaqitje po ashtu me grupmoshën U-21 të Italisë. Po ashtu ka kaluar në grupmoshën e Juventusit, ndërsa është grumbulluar dhe nga ekipi i parë.
20-vjeçari i lindur në Sora të Italisë shihet me perspektivë për të ardhmen. Ofertat për një largim nga Juventus nuk kanë munguar, ndërsa bardhezinjtë po tregohen të kujdesshëm me vendimet për të.





