“E arritëm qëllimin kundër Bylis”, Edlir Tetova: Sinjale pozitive nga sulmuesit, por duhet vazhdimësi

Egnatia mori një fitore të rëndësishme në Superiore kundër Bylisit me shifrat 5 – 1. Trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova foli para mediave pas këtij suksesi:

“Mendojë se interpretim ishte një ndeshje shumë e mirë. Mundësitë ishin edhe para kartonit të kuq. Ndeshja e parë e Bakayokos pas 35 ditësh, pas një dëmtimi të rëndë.

Një shënjë e mirë që sulmuesit tanë u zhbllokuan. Duke marrë parasysh lojtarin Bruno te Bylsi, donim ta nxirrnim nga pzoicion me Aleksin dhe dha rezultat. Kishim bërë një zgjedhje të mirë. Tranzicioni?

Kemi qenë me diktim. Të tre lojtarët në sulm ka qenë më karakteristika në thellësi. Çdo sulmues kërkon vazhdimësi, bëmë një ndeshje të mirë, por mos të harrojmë se rivali ishte me një lojtar më pak. E arritëm qëllimin kundër Bylis”. 

Lajme të tjera |  “Jam i bindur që do të fitojmë në Slloveni”, Nevil Dede shuan dilemat: Ja pse nuk luajti Albano Aleksi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us