E BUJSHME / Klubi i madh i Premier League ofron 20 milionë euro për Ernest Muçin!

Plot 20 milionë euro ka ofruar një ekip i Premier League për sulmuesin shqiptar të Beshiktashit, Ernest Muçi.

Lajmin e bëjnë me dije mediat turke duke zbuluar se Beshiktash ka refuzuar këtë ofertë për yllin e kombëtares kuq e zi.

Mesiat zbulojnë se presidenti i Beshiktash Hasan Arat  ka thënë gjatë një darke me futbollistët se “një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Muçin, por unë e refuzova”.

Sipas gazetës turke “Sözcü” është ekipi i Aston Villa që e ka bërë këtë ofertë për Muçin.

Kujtojmë se Beshiktash e mori Muçin nga Legias së Varshavës për 10 milionë euro.

Lajme të tjera |  Vdekja e Papës pezulloi katër ndeshjet e sotme të Serie A, ja se kur do të luhen përballjet e javës së 33-të

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us