E bujshme nga Turqia, Rey Manaj i vetëofrohet gjigandëve gjerman

Një pretendim surprizë transferimi ka dalë në pah për yllin e kombëtares shqiptare, Rey Manaj. Aventura e bomberit në sezonin e ri mund të jetë Bundesliga.

Rey Manaj, i cili u nënshkrua nga Sivasspor pa paguar një tarifë transferimi në verën e vitit 2023, tërhoqi vëmendjen e ekipeve evropiane me paraqitjen e tij . Sipas lajmeve nga “Transfermark” , Manaj i është ofruar Borussia Mönchengladbach përmes agjentëve.

Është raportuar se futbollisti 28-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 4 milionë eurosh . Manaj ka luajtur 58 ndeshje me Sivasspor. Qendërsulmuesi shqiptar ka kontribuar në këto ndeshje me 32 gola dhe 8 asistime.

Lajme të tjera |  I dha fitoren Espanyol, Marash Kumbulla: Më i lumtur për fitoren sesa për golin, por s’ka mbaruar asgjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us