E BUJSHME / Trump kërkon “DORËZIM PA KUSHTE” të Iranit: E dimë ku fshihet “Lideri Suprem”, por nuk do e vrasim…për momentin!

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një deklaratë tjetër të fortë, teksa thotë se SHBA po e humbet durimin me Iranin.

Në rrjetin e tij social “Truth”, Trump shkruan se SHBA është në dijeni të vendit ku ndodhet Ali Khamenei, por se nuk kanë në plan ta vrasin, të paktën për momentin.

Menjëherë pas këtij postimi, Trump ka shkruar “Dorëzim pa kusht”. Më herët ai tha se SHBA e ka nën kontroll të gjithë hapësirën ajrore të Iranit.

Reagimi i Trump:

Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje – Nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin. Por nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve apo ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

Lajme të tjera |  S'ka liri për kryebashkiakun// Gjykata merr vendim: Veliaj lihet në qeli, “arrest shtëpie” për Abulen

DORËZIM PA KUSHT!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us