E FORTË/ Kryeministri polak: Duhet të përgatitemi për luftë

Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept i së kaluarës”, tha kryeministri polak Donald Tusk në një intervistë për gazetën belge “Le Soir”. Gjatë një interviste ish- presidenti i Këshillit Evropian dhe ish-presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP) Donald Tusk foli për kërcënimin rus, luftën në Ukrainë, ngritjen e populizmit, emigracionin dhe trekëndëshin e Vajmarit.

I pyetur nëse lufta është e pashmangshme, kryeministri polak u përgjigj:

“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept i së shkuarës. Është e vërtetë, ka filluar dy vjet më parë. Ajo që është më shqetësuese sot është se të gjithë skenarët janë të mundshëm. Ne nuk kemi përjetuar një situatë të tillë që nga viti 1945”.

Ai shton gjithashtu se edhe pse duket katastrofike sidomos për brezat e rinj, “duhet të kuptojmë ardhjen e një epoke të re”.

Lajme të tjera |  Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us