Dashnor Sula humbi mundësinë për të kandiduar si deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse ai doli më i votuari në procesin e primareve të PD-së në Elbasan.
Në emisionin “Zona Zero” në Top Neës, Sula nuk ka kursyer akuzat ndaj kolegëve demokratë, duke thënë se Sali Berishës i kanë “fryrë në vesh” duke i krijuar një imazh të keq për të.
Ndër ta, Sula veçoi Flamur Nokën dhe Albana Vokshin. Ai tha se një prej faktorëve që e ka “penalizuar” është fakti se është pozicionuar në krah të SPAK-ut.
Pjesë nga intervista me gazetarin Milaim Zeka:
Dashnor Sula: Ata i kishin të gjitha, unë nuk kisha asgjë, dhe qytetarët më votuan, më nxorrën të parin. Regjistrime pa fund me diasporën, u kërkuan 300, 610 unë. I pakorruptuar, opozitë kam bërë tre vite, çfarë duhet të ketë më? Ka dhe të tjerë, Jorida Tabaku, model i opozitës, doktor Alimehmeti…Ose lista e Elbasanit, është lista më papërfaqësuese, tre janë nga Elbasani, dy janë nga Tirana.
A mendon që këtë ta ka bërë Sali Berisha? Po flitet shumë që e akuzojnë Flamur Nokën, thonë që na ka heq. Pse kaq i fuqishëm Flamuri..?
Dashnor Sula: Për hir të ë vërtetës unë nuk e besoj që do ishte naivitet të thosha që vulën dhe firmën e ka Flamur Noka, por Noka dhe Vokshi e të tjerë i fryjnë në vesh dhe i krijojnë frymën. I kanë ngritur frymën se jam SPAKISt se jam shok me Adnan Xholin, me Dibrën, me Dumanin. Faktikisht unë kam punuar me ta, i kam pas edhe kolegë. I kam thënë, SPAK-u është pa diskutim sot opozita më e vërtetë. Sepse çdo akuzë që ka ngritur opozita do kishte ngelur… Partia e arrestoi Veliajn? Jo e arrestoi SPAK-u.





