E krijuar që në kohën e Perandorisë Osmane, banka më e vjetër e Turqisë gati të hyjë në tregun shqiptar

Sektorit bankar në Shqipëri pritet t’i shtohet brenda këtij viti edhe banka më e vjetër e Turqisë, e krijuar që prej kohës së Perandorisë Osmane.

Burime nga Banka e Shqipërisë ka konfirmuar për televizionin A2 se Banka Ziraat, pas aplikimit që ka bërë vitin e kaluar, ka plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe është gati të shërbejë në tregun shqiptar.

Nga një vlerësim paraprak i bërë nga Banka e Shqipërisë duket se kushtet plotësohen, por një vendimmarrje përfundimtare pritet të merret gjatë vitit.

Nëse kjo bankë fiton licencën në Shqipëri, bëhet e dyta me kapital turk në vendin tonë dhe licencimi i parë pas 18 vitesh që prej vitit 2007 kur banka e fundit e huaj mori të drejtën të operonte në Shqipëri.

Ziraat është bankë me profil kryesisht bujqësor, dhe që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë sektor në Turqi.

Lajme të tjera |  Kritikoi Britaninë/ Farage s'e "përtyp" dot, sulmon Ramën: Hipokrit! Hajde merr mbrapsht të gjithë kriminelët që ke këtu!

Por në Shqipëri, fokusi i saj në kreditim nuk do të jetë vetëm tek bujqësia, por edhe më gjerë në fushat e tjera.

Banka Ziraat është shtetërore në Turqi, e cila u themelua si një fond modest bashkëpunimi në vitin 1863, tani renditet ndër asetet më të vlefshme në vend, me filiale në 20 shtete të ndryshme.

Nëse ajo arrin të hapë degë në Shqipëri, bëhemi shteti i pestë në Ballkan ku ka hyrë Ziraat, pasi ajo ka filial në Kosovë, Greqi, Bosnje-Hercegovinë dhe në Malin e Zi.

Aktualisht, në Shqipëri operojnë 11 banka nga të cilat gjashtë janë me kapital të huaj.

Përveç Ziraat në tregun shqiptar këtë vit pritet të hyjnë edhe dy institucione të tjera bankare, Banka Shqiptare e Zhvillimit dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Lajme të tjera |  Qarqet më të rrezikuara/ Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë. Edhe korriku do të jetë një muaj i nxehtë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us