E PAZAKONTË/ Lidh partneren pas krevatit që të mos dalë nga shtëpia, arrestohet shqiptari në Itali

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për rrëmbim dhe dhunë në familje.

Sipas mediave italiane, ai akuzohet se ka lidhur partneren në krevat, duke mos e lënë për të dalë nga shtëpia.

Por vajza ka arritur që të arratiset dhe të denoncojë shqiptarin, i cili u arrestua në Firence nga karabinierët mesnatën e 8 Prillit.

Vajza ka arritur që të dalë nga dritarja e banesës dhe ka shkuar menjëherë në polici.

Ajo ka treguar se vitin e fundit kishte pësuar sulme të tjera nga burri për shkak të xhelozisë.

Policia është paraqitur në shtëpinë e 31-vjeçarit dhe ka gjetur e ka sekuestruar një litar, ndoshta i njëjti me të cilin lidhej vajza.

Lajme të tjera |  Erdogan për konfliktin në Lindjen e Mesme: Turqia po përgatitet për çdo skenar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us