Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i vdekur.
Siç thuhet në njoftimin përkatës, “në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Hania është lokalizuar nga qendra e policisë një i burgosur i huaj, i cili ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë, ndërsa punonjësi i policisë i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Në të njëjtën kohë është njoftuar edhe ambulanca e EKAB. “Pasi mbërriti, pavarësisht përpjekjeve për ta sjellë në jetë, ai vdiq”.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për 33-vjeçarin nga Shqipëria, i cili u arrestua të martën më 15 prill, për shkelje të ligjit për drogën dhe vijoi ndalimi i tij për dëbim administrativ.