Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festival në Vancouver të Kanadasë, ku një makinë është futur përmes turmës dhe i ka përplasur. Bëhet me dije se disa persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur. Autoritetet kanadeze bëjnë me dije se shoferi është ndaluar pas aksidentit të rëndë. Ngjarja ndodhi në zonën 41st Avenue dhe Fraser Street për festën “Lapu Lapu Day Block Party”, e cila mban emrin e një heroi kombëtar të Filipineve.
Kryetari i bashkisë së Vancouver, Ken Sim, shkroi në platformën X se “jam i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga incidenti i tmerrshëm në ngjarjen e sotme të Ditës së Lapu Lapu. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe me komunitetin filipinas të Vancouver gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë”.
Ndërkohë, video të publikuara në rrjetet sociale tregonin ekipet e emergjencës në vendngjarje, me disa persona të shtrirë në tokë – disa prej tyre dukeshin të plagosur. Autoritetet kanadeze kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.