E RËNDË në Kosovë! Makina përplaset me trenin, një person humb jetën dhe 3 të tjerë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një tren është përplasur me një makinë.

Sipas mediave vendase, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35 në fshatin Jagodë – Klinë dhe për pasojë ka humbur jetën një person menjëherë në vend, ndërsa tre të tjerë lënduar rëndë janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot, rreth orës 12:35, kemi pranuar informacionin se në fshatin Jagodë – Klinë ka ndodhur një aksident ku një tren ka goditur një makinë. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vend, ndërsa tre persona të tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të tjera |  Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhet dëshmia e nënës së autorit: Ishte si një demon…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us