E shkuara kryefjalë e Kuvendit, Koçi e Balla i kujtojnë Berishës vitin ’96: Rrahe kreun e PS! Noka mbron kryedemokratin

E shkuara është kthyer në një objekt përplasjesh për debatin e radhës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. E gjitha nisi nga akuzat e përhershme të kryedemokratit Sali Berisha ndaj maxhorancës dhe pretendimet e tij për krijimin e një “narkoshteti” nga Partia Socialiste. E gjitha nisi nga fjala e Berishës nga Foltorja e Kuvendit. Berisha tha se bandat e Fierit kishin nxjerrë nga Kuvendi, Petro Koçin, i cili nga shtatori nuk do të jetë më deputet. Përgjigjen e mori nga Koçi, i cili i kujtoi disa episode gjatë kohës kur Berisha ishte në pushtet. Të njëjtat episode i kujtoi dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Por “dëshmia” e tij u rrëzua nga Flamur Noka, i cili i kujtoi se ngjarja për të cilën Balla pretendonte se kishte dëshmuar, kishte ndodhur në kohën kur socialisti ishte në shkollë, në Rumani. Si replikë, Berisha iu rikthye akuzave të tij, se Taulant Balla ka porositur vrasje, por për shkak të kohës nuk e përfundoi replikën e tij në sallë.

DEBATI I PLOTË NË SALLË:

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i partisë së krimit mori… duhet të ruash vendin dhe mos më bëj të të jap një përgjigje që nuk duhet ta jap. Kreu i partisë së krimit mori epitetin më në fund më të merituar si Ramaduro i Europës dhe gazetari i mirënjohur Njuman shtjelloi pyetjen e tij: Zoti Berisha, na fol pak për situatën në Shqipëri dhe Ramaduron. Pra, është bërë famoz për dy aspekte kryesore, për narkoshtetin dhe farsën elektorale. Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Petro, kush të nxori ty nga parlamenti? Kartelet të nxorën. Unë e di se do dalësh këtu të thuash jo e jo, por ato të nxorën, se po të kishe qenë i tyre, nuk do dilje ti. Je një automat, nuk ke se çfarë jep ti se ti thua vetëm atë që të kanë programuar. Kështu që në qoftë se në Shqipëri, ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë. Ky që është këtu, është marrë vesh se Troplinët e paguan 10 milionë euro emërimin e tij. Por ajo që ishte më e veçanta, ishte se e ndërruan më atë tjetrin, me Arkendin. Po, po, e morët vesh ju Arkend milionerin, se edhe ai nga Pojat e Vlorës i kishte milionat. Këndej ishte me një rrogë pedagogu ai, ishte me dy e ca milionë, apo nuk u bëjnë përshtypje këto. Pra, narkoshteti i parë dhe i vetëm po kundërmon sot çdo ditë e më shumë në rajon, në Europë dhe në botë. Autopsia që po i bëhet procesit të farsës elektorale tregon kriminalizimin nga kreu i piramidës tek punonjësi patronazhist i piramidës suaj.

Lajme të tjera |  “Nuk kisha pritshmëri të merrja mandatin” - Alihmehmeti me gjuhën e Berishës: KAS vijoi farsën duke mos lejuar hapjen e videove

Koçi: Sali ti je i fundit në Republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira, je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit të ‘96, e mban mend ca i bëre kreut të PS në Librazhd, i masakruar, një rrahje barbare. Ti burgose Fatos Nanon për politikë. Mos fol më për zgjedhjet, je në të njëjtën frekuencë valë me Maduron, turp të kesh.

Taulant Balla: 26 maji i 1996, unë kam qenë në selinë e PS të Librazhdit, kur horrat e tu Sali erdhën e morën kreun e PS, e zbritën nëpër shkallë dhe e rrahën pothuajse për vdekje në qendër të qytetit.

Noka: O mashtrues! Ke qenë student në Rumani deri në ’98. O mashtrues!

Lajme të tjera |  Temperatura deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot! Ja zonat më të nxehta

Balla: Kam qenë gjimnazist në ’96. Kam mbaruar gjimnazin pas atyre zgjedhjeve, po ti turpin nuk e njeh. Sa i përket të gjithë të zezave që thua për vendin ti këtë gjë e kë bërë gjithmonë. E mban mend çfarë i ke thënë Ilir Metës këtu? Ngrije kokën! I ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vjedhjen e floririt, e ke akuzuar për vrasje. E kandidove për deputet në 2025. Hoqe Dash Sulën dhe vure Ilir Metën. U turre këtu kundër drejtësisë. E njëjta gjë.

Berisha: Natyrisht një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve më detyron të rikujtoj këtu se personi që foli këtu është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga. Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje. Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës së vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani. Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu…

Spiropali: Koha mbaroi! Koha nuk rrjedh prej meje, rrjedh vetë!/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us