“E vrava pas shpine pasi pashë sms-në”, ish-dashuri i Ilaria Sulës rrëfehet gjatë marrjes në pyetje. Por versioni i tij nuk bind hetuesit

Mark Antony Samson, 23-vjeçari që rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, studentes me origjinë shqiptare, deklaroi se nuk e kishte paramenduar krimin. Këtë e ka bërë gjatë marrjes në pyetje për të vërtetuar arrestimin, i cili zgjati mbi pesë orë, para gjykatësit hetues.

Prokurorët e akuzojnë të riun për vrasje të rëndë me dashje dhe fshehje të kufomës se ka tentuar të heqë qafe trupin e Ilarisë duke e hedhur në një luginë, pasi e kishte mbyllur në një valixhe.

Ai tha se e vrau atë mëngjesin e 26 marsit, pasi ajo shkoi një natë më parë në banesën e tij.

I dyshuari shpjegoi se e reja kishte shkuar në banesën në Via Homs, në lagjen afrikane, në mbrëmjen e datës 25 për t’i kthyer disa nga rrobat e tij. Sipas tij ajo kishte qëndruar deri vonë në mbrëmje dhe për këtë arsye preferoi të flinte me ish-in për të shmangur transportin publik.

Lajme të tjera |  Atentati në Tiranë/ Po udhëtonte paralelisht me “G-Class-in” e sulmuar, makina e qytetarit u prek nga plumbat

Por në mëngjes ai kishte parë një sms që i kishte ardhur Ilarias nga një djalë tjetër dhe tha që në këtë moment e qëlloi pas shpine me thikë.

Sipas djalit, të dy së ??fundmi i kishin dhënë fund një lidhjeje që kishte vazhduar prej disa muajsh me ulje-ngritje.

I dyshuari më pas pretendoi se gjithçka e kishte bërë i vetëm dhe në pyetjet e gjyqtarit hetues për rolin e prindërve ai ushtroi të drejtën për të mos u përgjigjur. Djali tha se e ngarkoi trupin në makinë, pasi e mbylli në një valixhe, duke e braktisur në një luginë. 23-vjeçari pohoi gjithashtu se kishte pastruar vendin e sulmit.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për verifikimin e disa deklaratave të Samsonit, objektivi i policisë dhe prokurorisë është zhvendosur ndërkohë tek mamaja e djalit. Pozicioni i gruas dhe disa deklarata të saj, kanë futur dyshime te hetuesit, të cilët kanë vendosur të hetojnë rolin që ajo mund të ketë pasur në vrasjen, e cila sipas policisë është kryer brenda shtëpisë së familjes.

Lajme të tjera |  Imzot Dodaj: Të investojmë te çiftet e reja, po thellohet “dimri demografik”

I dyshuari, megjithatë, këmbëngul se ka vepruar i vetëm.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us