Deputeti i PD Belind Këlliçi duke folur në tryezën me diskutime të organizuar nga Ambasada Britanike dhe disa organizata joqeveritare me fokus zgjedhjet e 11 majit, shprehu ankesa ndaj policisë, që sipas tij, nuk iu përgjigj në kohë telefonatave denoncuese të PD për zyrë elektorale të padeklaruar.
“Në datën 11 maj kam denoncuar zyrë elektorale të padeklaruar live para mediave. Është dashur mbi 90 minuta e 6 telefonata që një patrullë që qëndronte 15 metra larg, ku ndodhej zyra e padeklaruar e PS-së, pronësinë e mori Erion Brace shoqëruar me një person me precedentë kriminalë, të vinte në vendngjarje.
Nëse ne mendojmë që në të gjithë Shqipërinë paskan qenë vetëm 9 raste për të cilat ka nisur kryesisht hetime atëherë ne kemi standardet më të larta në Europë”, tha Këlliçi.