Edhe Këlliçi si Bardhi: Humbëm në 11 Maj se nuk na u përgjigj policia dhe Dumani në telefon

Deputeti i PD Belind Këlliçi duke folur në tryezën me diskutime të organizuar nga Ambasada Britanike dhe disa organizata joqeveritare me fokus zgjedhjet e 11 majit, shprehu ankesa ndaj policisë, që sipas tij, nuk iu përgjigj në kohë telefonatave denoncuese të PD për zyrë elektorale të padeklaruar.

“Në datën 11 maj kam denoncuar zyrë elektorale të padeklaruar live para mediave. Është dashur mbi 90 minuta e 6 telefonata që një patrullë që qëndronte 15 metra larg, ku ndodhej zyra e padeklaruar e PS-së, pronësinë e mori  Erion Brace shoqëruar me një person me precedentë kriminalë, të vinte në vendngjarje.

Kam telefonuar zotin Dumani, për cilin numër të gjelbër flet kur unë para mediave kam telefonuar 2 herë e nuk funksiononte. Tha se SPAK ka marrë kontakt me denoncuesit e partive politike. Me kë ka marrë në PD-në, që është forca më e madhe opozitare në vend?

Lajme të tjera |  “Digjet” Ballkani/ Temperatura përvëluese: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius!

Nëse ne mendojmë që në të gjithë Shqipërinë paskan qenë vetëm 9 raste për të cilat ka nisur kryesisht hetime atëherë ne kemi standardet më të larta në Europë”, tha Këlliçi.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us