Edlir Tetova me 2 mungesa, Skënder Gega me “artileri të rëndë” (FORMACIONE E MUNDSHME)

Egnatia – Partizani është gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Shqipërisë, duel ky që do të luhet në orën 19:00 në “Egnatia Arena”. Një sfidë e cila vë përballë 2 nga pretendentët kryesorë të këtij turneu.

Edlir Tetova dhe ekipi i tij tashmë synojnë të shkojnë në finale për të 3-tin vit rresht, madje dhe të ngrejnë në “qiell” sërish këtë trofe, ndërsa nga krahu tjetër kërkohet kalimi në finale pas 21 vitesh.

Trajneri i rrogozhinasve do të ketë 2 mungesa të rëndësishme ndaj kryeqytetasve. Ndreca dhe Malota nuk do të mund të japin kontributin e tyre në këtë përballje, teksa Skënder Gega ka fatin të ketë grupin e plotë. Tropojani në këto kushte do të hedhë në fushë gjithë “artilerinë e rëndë”.

Lajme të tjera |  “Me trajnerin e ri bëjmë lojë më sulmuese”, Elseid Hysaj tregon momentin e tensionit: Ja pse veprova ashtu ndaj autorit të golit

Formacionet e mundshme:

Egnatia: Dajsinani, Alijev, Xhemajli, Dylis, Fangaj, Aleksi, Fernando, Ujka, Zejnullai, Lushkja, Bakajoko. Trajner: Edlir Tetova

Partizani: Hoxha, Bytyçi, Preka, Sembene, Domgjoni, Ismaili, Mehmeti, taipi, Zeka, Eleke, Bintsuka. Trajner: Skender Gega.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us