Edlir Tetova me pikëpyetje të madhe, tre mbrojtësit rrezikojnë duelin ndaj Partizanit

Disfata ndaj Elbasanit në shtëpi javën e fundit, i ka lënë një shije jo të mirë momentit të Egnatias. Ditën e nesërme, ekipi rrogozhinas do të përballet me Partizanin në orën 15:30 në “Arenën e Demave”.

Një përballje tepër e vështirë kjo pasi ekipi kryeqytetas rrezikon shumë pjesëmarrjen në “Final 4”. Por nga ana tjetër, ekipi rrogozhinas nuk vjen në këtë sfidë me situatën më të mirë rreth repartit difensiv.

Janë të paktën tre prej mbrojtësve të ekipit që me shumë gjasa nuk do të jenë ndaj Partizanit. Bëhet fjalë për Renato Malotën, Eljon Sotën dhe Edison Ndrecën. Ky i fundit ka qenë jashtë fushave në 8 javët e fundit.

Lajme të tjera |  I dha fitoren Espanyol, Marash Kumbulla: Më i lumtur për fitoren sesa për golin, por s’ka mbaruar asgjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us