Egnatia po tregohet kryefjalë e futbollit shqiptar, për të dytin sezon radhazi. Kampionëve të Shqipërisë u mjaftoi barazimi dje ndaj Skënderbeut(1-1), për të siguruar avantazhin e dy vendeve të para në Final Four.
Shkodranët ndodhen 3 pikë larg dhe për të marrë vendin e parë, duhet që java e fundit të flasë për ta. Egnatias do i mjaftonte një barazim ndaj Teutës për të siguruar gjithçka në ndeshjen e saj.
Në anën tjetër, Vllaznia mund të bëjë llogaritë vetëm me fitoren ndaj Laçit dhe humbjen e Egnatias. Janë 3 gola për t’u rikuperuar ndaj kampionëve në skenarin që duket mjaft i vështirë për t’u realizuar. Në rast se golavarazhi dhe pikët janë njësoj, atëherë Vllaznia ka më tepër gola të shënuar dhe do të merrte vendin e parë.
Nëse Teuta do të luajë pa objektiva ndaj Egnatias, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Laçin. Këto të fundit mund të shpresojnë te mrekullia për të mos rënë, vetëm përmes fitores ndaj kuqebluve.
Kujtojmë ndërkohë se vendi i parë është i rëndësishëm në Superiore përgjatë kampionatit të rregullt. Kjo pasi siguron 100 milionë lekë të vjetra nga FSHF.





