Egnatias i “buzëqesh fati” në raundin e parë të Champions League, kampionët e Superiores do të përballen me… islandezët

Ditën e sotme, duke nisur nga ora 14:00 është hedhur shorti i raundit të parë kualifikues të Champions League, në Nyon të Zvicrës. Në këtë short, Egnatia ka mësuar rivalin e fazës së parë.

Kampionët e Superiores do të përballen me ekipin e Breidablik. Këta të fundit janë një skuadër islandeze, të cilët militojnë në elitën e futbollit vendas, duke qenë gjithnjë pretendentë për titull.

Breidablik është shpallur 3 herë kampionë e Islandës, teksa ka fituar edhe 1 herë Kupën. Gjithashtu, ky ekip ka fituar 3 herë League Cup dhe 2 herë Superkupën.

Ndeshjet e para do të luhen me 8-9 korrik, ndërsa të kthimit në datat 15-16 korrik. Ndeshja e parë do të luhet në “Egnatia Arena” në Rrogozhinë, ndërsa sfida e kthimit në Islandë.

Skuadra islandeze është e njohur për shqiptarët, pasi dy vite më parë u përball me Strugën, e cila asokohe drejtohej nga Shpëtim Duro. Madje vitin e shkuar u përball me ekipin tjetër shqiptar, Dritën e Gjilanit.

Lajme të tjera |  FOTO/ Nga ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, te Hyka dhe Lilaj, 25 trajnerë të rinj diplomohen me licencën UEFA A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us