Elbasani “mpreh shpatat” përpara Vllaznisë, ekipi me ritëm të plotë

Skuadra e Elbasanit është shumë pranë për të kapur “Final 4”, ku diferenca me Partizanin që mban momentalisht vendin e 4 është vetëm 1 pikë.

Në sajt të përballjes me Vllazninë, elbasanasit po punojnë intesivisht për këtë ndeshje, e cila mund të vlejë shumë për fatet e sezonit. Dueli i javës së fundit kundër Partizanit, një rivali të drejtpërdrejt do të jetë një “finale” e parakoshme, se kush ekip do të avancojë për më tej.

Nëse i referohemi 5 ndeshjeve të fundit, Elbasani nuk ka asnjë humbje, e përkthyer me 4 fitore dhe 1 barazim, ritëm kampioni. Duket se ekipi ka rigjetur veten në javët decizive dhe me trendin e mësipërm do të jetë e pashmangshme prezenca në “Final 4”.

Lajme të tjera |  “Besojmë deri në frymën e fundit”, Moriero pas fitores me Dinamon: Një episod vendos gjithë sezonin, ju tregoj pse isha në tribunë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us