Emigrantët bëhen fermerë! Historia e Orgesit nga Lushnja që la emigrimin në Greqi për të punuar tokën e familjes

Orgest Musaku nga fshati Zhelizhan i Lushnjës ishte vetëm 16 vjeç kur emigroi për herë të parë drejt vendit fqinjë Greqisë duke ndjekur rrugën e bashkëmoshatarëve të tij për një jetë më të mirë.

Pas qëndrimit prej 10 vitesh në Greqi, Orgesti emigroi në Itali për disa vite të tjera. Sot në moshën 34 vjeçare ai vendosi që të lejë pas emigrimin për t’u kthyer në vendlindjen e tij në Zhelizhan. Duke pasur së bashku me familjen një sipërfaqe toke në pronësi, Orgestit i lindi ideja qe këtë t’a shfrytëzonte duke mbjellë plantacione me pjeshkë ku të gjithë projektin e ka marrë në Itali.

Ky ishte viti i parë i prodhimit dhe shitjes që Orgesti e përshkruan si të suksesshëm sa i përket çmimeve me të cilat ka tregtuar.

Megjithatë ky fermer që zgjodhi të kthehet në vendlindje kërkon më shumë politika mbështetëse ashtu si vendet fqinjë për këdo që kthehet në atdhe për të investuar.

Lajme të tjera |  Qarqet më të rrezikuara/ Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë. Edhe korriku do të jetë një muaj i nxehtë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us