Erdogan trazon Greqinë

Dhjetë ditë para vizitës së presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan në Athinë, në gjirin e konservatorëve greke dhe jo vetëm, ka reagime tepër kontradiktore me politikën e jashtme të qeverisë Mitsotakis në lidhje me fqinjin lindor të Greqisë.

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras në një intervistë të tij për gazetën Kathimerini, insiston ta quajë Erdoganin “pirat”, duke theksuar se nuk mund të bisedohet me Ankaranë deri sa ajo vazhdon provokimet dhe sfidat e saj  kundër Athinës.

“A mund të pajtohemi sot me atë që të gjithë aleatët dhe partnerët tanë nuk janë dakord? Me atë që të gjithë e konsiderojnë “delen e zezë”? Me atë që i shërben politikisht, ekonomikisht dhe operacionalisht boshtit antiperëndimor? Kështu që unë mendoj se nuk është një ide e mire. Si ish-kryeministër e kam detyrim të flas dhe vijmë te gjëja më e rëndësishme për ne. Shkeljet (nga ana e Turqisë) mund të jenë ulur të paktën përkohësisht, por sfidat jo. Ndërsa faktet e kryera që Turqia ka krijuar kundër nesh janë ende të vlefshme“, tha Antonis Samaras, ish-kryeministër i Greqisë.

Lajme të tjera |  'Nuk e kam djalin e madh me ty'/ RRËFIMI i shqiptarit që vr*u gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë...

Duke iu referuar edhe ish-kryeministrit tjetër konservator Kostas Karamanlis që ka kundërshtuar këtë zbutje të politikës greke ndaj Turqisë, Samaras, që konsiderohet si përfaqësuesi i kahut më ekstrem të Demokracisë së Re , nuk është dakord me vizitën e Erdoganit dhe i dërgon mesazh kreut të qeverisë Kyriakos Mitsotakis se dy ish-kryeministra nuk mund të gabojnë kaq shumë.

“Ekziston memorandumi turko-libian. Ka shkelje faktike të të drejtave sovrane greke në zonat detare të ZEE. Dhe ka deklarata të fundit të Shefit të Forcave të Armatosura Turke  për ishujt tanë që ne gjoja i kemi pushtuar. Mos doni t’ju kujtoj vetë deklaratat e pardjeshme të Erdoganit se zemra e tij rreh në Selanik? Prandaj Turqia provokon vazhdimisht. Dhe krijon fakte të reja kundër nesh. Nëse ndryshon, nëse e merr mbrapsht atë që është bërë, atëherë le të diskutojmë së bashku. Por jo më parë”, shtoi Samaras.

Lajme të tjera |  Rrëfimi i Bashës për "21 Janarin": Më erdhi informacioni që të vr*ret ishin anëtarë të Policisë së Shtetit

 Ndërkohë , shtypi grek dhe qarqet diplomatike kanë reaguar ndaj një “notam”, një sistemi sigurie paralajmërues që ka lëshuar Ankaraja, me anë të të cilit thuajse ndan në mes Egjeun nga sot deri në 17 dhjetor , për të kryer stërvitje ushtarake me misione shpëtimi , veprim të cilin Athina e konsideron provokues pasi sfidon të drejtat e saj sovrane në ajër dhe në det.

6 vjet pas vizitë së tij të fundit, Erdogan vjen në Athinë për të marrë pjesë në Këshillin e Lartë të bashkëpunimit , në një takim me shumë interes , por edhe me pritshmëri të kufizuara, ndërkohë që ndasitë mes dy fqinjëve , njëkohësisht aleatë në Nato, janë tepër të thella, sidomos në çështjen e kufijve detarë në Egje dhe Mesdheun lindor apo të pretendimeve të Ankarasë për demilitarizimin e ishujve grekë të Egjeut.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us