“Është në besën time”, pamje të reja nga dorëzimi i Azgan Mernicës, familjarët: Të luajti njeri atje brenda…

Kanë dalë pamje të reja nga momenti i dorëzimit në polici të Azgan Mernicës, vrasësit të efektivit të Policisë Novruz Cenalia, teksa familjarët i thonë se të jetë i kujdesshëm dhe të tregojë në rast se kërcënohet në ambientet e paraburgimit.

‘Po të luajti njeri atje brenda…’, dëgjohet të thojë njëri prej familjarëve, ndërsa drejtuesi i mjetit jep garanci se i riu është nën besën e tij. Për çudi, shumica e familjarëve janë me telefon në dorë, duke dokumentuar me pamje filmike momentin e dorëzimit të të riut në komisariatin e policisë së Fierit, ku më pas është marrë në dorëzim nga forcat RENEA.

Vetë 23-vjeçari shfaqet i qetë teksa hyn në makinë, dhe përpiqet që të qetësojë edhe familjarët e tij.

Lajme të tjera |  Partia Demokratike edhe kështu siç është vlen

Në video po ashtu dëgjohet edhe tezja e 23-vjeçarit teksa thotë “rrugë të mbarë, Zotin para”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us