Europa League njeh finalistët, Atalanta dhe Leverkusen luajnë për trofeun prestigjoz europian

Atalanta ka arritur të fitojë ndaj Marseille me shifrat 3-0, me një rezultat të përgjithshëm 4-1.

Italianët shënuan me Lookman, Ruggeri dhe Toure, duke bërë kështu të mundur të marrin biletën e finales së Europa League.

Nga ana tjetër, Leverkusen dhe Roma janë ndarë në barazimin 2-2, por rezultati i përgjithshëm ishte 4-2, duke bërë kështu që “Aspirinat” të marrin biletën tjetër të finales dhe të ndeshen ndaj Atalanta për trofeun e Europa League.

Roma shënoi dy penallti me Paredes, ndërsa Leverkusen shënoi me autogolin e Mancini dhe Stanisic.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us