Fadromat po SHEMBIN BUJTINAT pa leje, çfarë u thoshte Edi Rama banorëve të Thethit një vit më parë!

Një vit më parë, në qershor të vitit 2024, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Becishpalosën premtimet e tyre përballë banorëve të zonës së Thethit, të cilët sot po përballen me “pushtimin” e fadromave.

Asokohe kreu i qeverisë dorëzoi plot 200 certefikata pronësie të shtëpive në Theth dhe në disa zona të tjera të Veriut, ndërkohë që gjatë fjalës së mbajtur para banorëve, kreu i qeverisë u shpreh se problematikat e tyre për t’u pajisur me tapitë do të marrin fund.

Gjithashtu, kryeministri u tha atyre se qeveria do t’ua falte të gjitha gjobat të cilat u janë vendosur si rezultat i ndërtimeve të banorëve të zonës.

Sipas asaj që Rama tha vitin e kaluar, falja e këtyre masave ndëshkuese do të bëhej me arsyetimin se nuk janë ndërtime të realizuara abuzivisht për t’iu shmangur ligjit, por me synimin për krijimin e ekonomisë përmes turizmit.

 “Sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu, një pjesë do ta shpërndajmë tani, pjesën tjetër do ta merrni gjatë ditës. Ndërkohë janë 90 tituj të tjerë, për një pjesë të tyre do të duhet që bashkia e Shkodrës dihet të bëjë një ndryshim në studimin e zonës dhe për 50 tituj të tjerë është problematika e ndërtimit në pronën e tyre, por përtej afatit të lejuar në ligjin për legalizimet. Do të gjejmë një zgjidhje të dedikuar për të gjitha ata, të cilët janë në kushtet tuaja, ku pamundësia e marrjes së një leje ka qenë objektive. E dyta që ju e shtruat në takimet që bëmë herën e fundit është çështja e gjobave. Këtu ka një masë gjobash që janë vendosur si rezultat i ndërtimeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit, jo se nuk keni dashur, por sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë të mbrojtur natyrore e ka bërë të pamundur. Qeveria do të falë të gjithë këto gjoba sepse e kemi diskutuar dhe siç e thashë nuk janë tipikisht ndërtime të bërë abuzivisht për t’iu shmangur ligjit”, tha Rama më 30 qershor të 2024.

Ndërkohë, një vit më pas, 9 korrik 2025 qytetarët janë duke u përplasur me forcat e policisë dhe inspektorët e IKMT-së, të cilët kanë “zbarkuar” në kuadër të aksionit për të “çliruar” fshatin turistik nga ndërtimet e jashtëligjshme.

Lajme të tjera |  Më shumë të vdekur sesa foshnje/ Gjermania shënon numër rekord banorësh

Banorët e kanë konsideruar këtë aksion si një masakër në mes të sezonit turistik, duke thënë se shumë prej objekteve të ndërtuara janë ngritur mbi prona të trashëguara dhe u shërbejnë atyre për të përftuar të ardhura për të jetuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us